Papandreu:Armiqtë e vjetër mund të bëhen partnerë të mirë
Papandreu, në konferencën e përbashkët për shtyp të organizuar pas takimit me Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton, theksoi se mbështesin fuqimisht anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian.
Kreu i Qeverisë së Greqisë u shpreh se dëshiron që brenda disa muajve të takohet me Kryeministrin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan për të kërkuar zgjidhjen e problemeve ndërmjet dy vendeve.
Ndërsa lidhur me çështjen e Qipros Papandreu foli kështu: "Qiproja është një temë që ndan vendet tona. Ne duhet t'u garantojmë turqve dhe grekëve qipriotë mundësinë për të ndërtuar të ardhmen e tyre."
Nga ana e saj, Sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Marrëdhëniet me Jashtë, Hillari Klinton, pasi theksoi se Turqia dhe Greqia janë vende aleate të NATO-s dhe dy mike të ngushta të Amerikës, nënvizoi se një marrëdhënie konstruktive do të ishte në të mirë të të dyja palëve.
Klinton foli gjithashtu me superlativa për liderët e Qipros turke dhe greke për avancimin në bisedime.