E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlusconi, 34 milionë euro në vit për dhurata

Nga Express më 09 mars 2011 në ora 17:50

Kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, në vitin 2010 ka shpenzuar 34 milionë euro për bizhuteri, antikitetet, kravata dhe zarfe me para për vajzat e reja nga rrethi i tij, shkruan gazeta "Corriere della Ser".

Sipas gazetës, miliarderi 74-vjeçar ka shpenzuar 120 mijë euro vetëm për kravata.

Raportohet se Berlusconi ka marrë me qira një pallat për 675.000 euro, ndërsa për vilën e tij në Antigua ka paguar 900.000 euro për faturat e gazit dhe rrymës.

Gjatë hetimeve që po zhvillohen kundër tij, disa vajza të reja kanë thënë se kanë pranuar shumë dhurata nga kryeministri italian.

Sipas gazetës, Berlusconi u ka dhënë 562.000 euro 14 "shoqeve" të tij. /rel/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›