E Diel, 1 Nëntor 2026

Bajern Mynih, kosovari Shaqiri i jep fitores e radhës

TIRANE-Pyetja që shtrohet sot në futbollin europian është: Cila skuadër do të arrijë të ndalë Bajernin e Mynihut? Pas fitores impresionuese ndaj Barcelonës, bavarezët kanë kryer ritualin në Bundesligë ndaj Freiburgut, duke e mundur 1-0.

Golin e vetëm të takimit e ka shënuar kosovari Xherdan Shaqiri në pjesën e parë. Edhe pse e ka fituar titullin kampion 6 javë para fundit, Bajerni vijon me fitoret dhe thellimin e rekordeve. Ka qenë fitorja e 27-të, si asnjë ekip tjetër. Është ngjitur në kuotën e 84-t pikëve, sërish një rekord dhe ka shënuar 90 gola, duke pësuar 14, duke pasur një golaverazh +76, edhe kjo një shifër për rekord. Por si duket nuk të ndalet këtu, pasi janë edhe tri javë deri në fund, ku rekordet me siguri do të thellohen. Bajerni është mundur vetëm një ndeshje dhe ka barazuar 3. Ka qenë fitorja e 14-të radhazi, sërish edhe ky një rekord.

Një sezon në Bundesligë i paparë ndonjëherë, ndërkohë që në Champions thuajse ka kaluar në finale, por mos harrojmë që Bajerni është edhe në finale të Kupës së Gjermanisë. Pra, pas fitimit të titullit kampion, trajneri Jup Hejnkes ka shansin e artë të bëjë tripletë në trofe gjatë një sezoni.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›