Bajern Mynih vëzhgon Ever Banegan
Bajern Mynih është duke vëzhguar mesfushorin ofensiv të Valencias, Ever Banega. E përditshmja spanjolle “Super Deportes”, ka njoftuar dje se Bajerni kishte dërguar skaut në “Mestalla” për të përcjell lojtarin argjentinas në ndeshjen kundër Çelsit në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma. Banega 23 vjeç së fundmi kërkohej edhe nga Arsenali, ndonëse trajneri Unai Emeri e konsideron mesfushorin si pjesë të rëndësishme në formacionin bazë të skuadrës së tij.