Roberto Karlos emërohet trajner i Anzhit
Mbrojtësi i djathtë, veterani brazilian Roberto Karlos është emëruar trajner i përkohshëm i klubit të pasur rus Anzhi Makhashkala pas shkarkimit të trajnerit Gadzhi Gadzhijev. Vetëm një muaj më parë, klubi transferoi sulmuesin Samuel Eto’o nga Inter në marrëveshje, e cila e ka bërë yllin kamerunas futbollistin më të paguar në botë me një pagë prej 20 milionë eurosh në vit. Karlos, 38 vjeç, iu bashkua klubit rus nga Korinthiansi dhe është kapiten i skuadrës. Ai do të ndajë detyrën e trajnerit me asistentin Andrei Gordejev. Tashmë pritet që në krye të Anzhit të emërohet një trajner “big”.