Vagner Lov në orbitën e Arsenalit
Paraqitja mbresëlënëse e sulmuesit të CSKA së Moskës Vagner Lov, në ndeshjen kundër Interit në Ligën e Kampionëve të martën ka bindur Arsenalin që, sipas uebfaqes angleze Footylatest.com, është duke menduar rreth paraqitjes së një ofertë për sulmuesin brazilian. Menaxheri i gjigantit londinez, Arsen Venger edhe më parë kishte shprehur interesim për Lovin ndërsa thuhet se mund të hidhet në kërkim të tij sërish, pas rihapjes së afatit kalimtar në janar. Lov shënoi golin e dytë në humbjen 2-3 nga Interi në Moskë.