Bajern, finalisti i parë i Madridit, mund sërish Lionin
Dy gola të kroatit Ivica Oliç shNjë Bajern racional, cinik dhe shpërthyes në momentet të caktuara. Kaq ka vlejtur për të nxjerrë jashtë loje çdo kurth që trajneri i Lionit, Klod Puel kishte përgatitur për ta. Edhe pse pa një nga yjet e skuadrës si Frenk Riberi, i pezulluar për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e parë në Mynih, Bajerni arriti që jo vetëm të fitonte por edhe të bindte në lojë. Madje mund të thuhet me plot gojë se skuadra e Van Galit luajti më mirë në takimin e mbrëmjes së djeshme sesa në ndeshjen e parë në fushën e vet. Kjo edhe për fakti se skuadra vinte nga një rezultat mininal, falë golit të Robenit dhe më shumë se fitorja edhe në takimin e radhës, duhej ruajtja e rezultatit. Pikërisht ky racionalitet çoi ekipin e Van Galit edhe në aksione më të qarta, në një prej të cilëve Oliç nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjetë që në pjesën e parë. Nga ana tjetër Lioni u duk më kërkues në drejtim të portës bavareze por pa qetësinë e duhuar, aq sa skuadra e Puel rrezikoi vetëm një herë seriozisht portën e Bajernit në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë të lojës, ndeshja më bë edhe më e njëanshme kjo për shkak të daljes me karton të kuq të mbrojtësit brazilian, Kris. Ky i fundit u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të rëndë në dëm të një lojtari të Bajern, duke lënë ekipin me një lojtar më pak. Pikërisht kjo gjë bëri që bavarezët të mund të kontrollonin gjithë lojën, madje edhe të shënonin sërish edhe dy herë të tjera me anë të Ivica Oliç. Në minutat në vazhdim bavarezët u mjaftuan me kontrollin e fushës duke përfituar natyrisht edhe nga superioriteti numerik. Ndërsa Lioni e pati të vështirë të shënonte qoftë edhe golin e nderit në këtë gjysmëfinale historike për të.
Ol.Lion-Bayern 0-3
Shënues: Ivica Oliç 26’, 67’, 78’
Kartonë të verdhë: Gonalons, Cris/ Altintop
Karton i kuq: Cris 60’
Ndeshja e parë: 1-0 për Bajern (gol i Robben)
Lioni: Hugo Lloris, Cris, Boumsong, Bastos, Lisandro Lopez (Ederson 79’), Reveillere, Govou, Makoun, Delgado (Pjanic 69’), Cissokho (Gomis 46’), Gonalons
Bajern: Butt, Van Buyten (Demichelis 45’), H.Altintop, Robben (Klose 76’), Olic, Van Bommel, Lahm, Muller, Contento, Badstuber, Schveinsteiger (Alaba 78’)