Zyrtare, FSHF shtyn me një javë kampionatin
Tashmë është zyrtare: Federata Shqiptare e Futbolli ka shtyrë me një javë fundit e sezonit 2009-2010, i cili duhej të përfundonte më 15 maj. Java e 33-të faktikisht do të luhet më 22 maj. Lajmi është konfirmuar dje nga FSHF nëpërmjet një vendimi qarkullues të Komitetit Ekzekutiv ku thuhej shprehimisht se: “Ndeshjet e javës së 32-të të Kategorisë Superiore të parashikuara për t’u zhvilluar në datë 05.05.2010 do të zhvillohen në datë 15.05.2010. Ndeshjet e javës së 33-të të parashikuara për t’u zhvilluar në datë 15.05.2010 do të luhen më 22.05.2010. Ndërsa ndeshjet e play-out për Kategorinë Superiore do të zhvillohen në datë 29 dhe 30 maj. Ky spostim bëhet për ti dhënë gjoja mundësi skuadrave të Besë dhe Vllaznisë që të përgatiten sa më mirë për finalen e Kupës së Shqipërisë e programuar të luhet më 9 maj. Por një shtyrje e tillë, të javës së 32 dhe 33 pas finales pritet të hapë hesape të tjera për të gjitha skuadrat që janë të interesuara edhe për mbarëvajtjen e kësaj ndeshje. Kështu Tirana dhe Laçi do të luanin që të dyja në Europa League nëse Besa fiton kupën.