Emi Uainhaus shtrohet sërish në spital
Emi Uainhaus është dërguar në spital, pasi ka rënë në tokë e dehur duke pësuar lëndime në fytyrë dhe brinjë, shkruajnë mediat angleze. “Ajo piu disa pije alkoolike. Së pari mendoi se ka thyer diçka, prandaj kërkoi nga sigurimi ta dërgojnë në spital. Mjekët ishin të shqetësuar, pasi ajo kishte një ngritje të madhe në kokë dhe një çarje nën sy”, ka thënë burimi për “The Sun”. Edhe pse lëndimet e saj janë përshkruar si “jo serioze” këngëtarja do të vazhdojë të qëndrojë në klinikë. “Ajo vërtet e pëlqen klinikën, prandaj mund të qëndrojë aty disa ditë”, ka thënë agjenti i Uainhaus.
28 Prill 2010