E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hungarezët e Deberceni vëzhgojnë Bekim Balën



Pas PSG-së, klube të futbollit turk dhe hungarez po shprehin interesimet e tyre për sulmuesin e ri Bekim Bala. Para dy javësh për tetë ditë sulmuesi i Vllaznisë ishte në provë te skuadra e njohur e Paris Zhermen (PSG), por që ende nuk dihet saktësisht se cili ka qenë opinioni i drejtuesve të kësaj skuadre për shkodranin. Ajo që mësohet është se në këto dy pistat e fundit është e interesuar drejtpërdrejtë edhe presidenca e klubit shkodran. Në kampionatin hungarez mësohet se skuadra e Debrecenit është më shumë e interesuar për Balën. Ndërsa kohë më parë ishin skuadrat turke, të cilat kanë shfaqur interesimin e tyre për Bekim Balën, përmes menaxherëve. Këta të fundit thuhet se po shikojnë mundësinë për ta parë nga afër një ndeshje të Balës në këto tri takimet e mbetura të kampionatit. Ndërsa më gjasa drejtues të Debrecenit do të jenë prezentë në “Qemal Stafa” në finalen e 9 majit. Gjithsesi për diçka më konkrete duhet pritur mbyllja e sezonit që të shikohen lëvizjet e klubit kuqeblu dhe të vetë lojtarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›