E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajern, ikën Roben, vjen Rojs

Arjen Roben së shpejti mund të largohet nga Bajern Mynihu për t’i lënë vend sulmuesit të Borusia Munshengladbahut, Marko Rojs, ka njoftuar e përditshmja gjermane “Bild”. Gjiganti bavarez ka shprehur interesim për transferimin e Rojsit, i cili ka kontratë me Gladbah deri në vitin 2015, por dëmshpërblimi prej 17.5 milionë eurosh hyn në fuqi gjatë verës së ardhshme. Bajern thuhet se synon të shesë Robenin për të krijuar hapësirë për Rojsin. Holandezi ka kontratë në “Allianz Arena” deri më 2013.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›