E Shtunë, 31 Tetor 2026

Junajtid i bën presion Sitit,fitojnë dhe Arsenal e Liverpul

Mançester Junajtid ka bërë autokritikën më të mirë pas eliminimit nga Champions, duke e nxjerrë inatin te skuadra e Ulvërhemptonit. Skuadra e drejtuar nga Sër Aleks Ferguson ka fituar bindshëm, 4-1. Që në pjesën e parë, Junajtid ka shënuar 2 gola me anë të Nanit e Runit, për t’i vulosur 45 minutat e para me shifrat 2-0. Por starti i fraksionit të dytë ka qenë më i mirë miqtë, që kanë arritur të shkurtojnë pas golit të Fleçerit në të 47-ën. Sidoqoftë, Junajtid nuk demoralizohet dhe shënin dy herë të tjera sërish me Nanin dhe Runin për rezultatin final 4-1. Ndeshje e mirë për Luis Antonio Valencian, që ka dhënë tre asiste. Arsenali dhe Liverpuli kanë fituar me vështirësi sfidat në fushën e tyre. “Topçinjtë” prisnin Evertonin dhe i janë falur të zakonshmit Robin Van Persi, që me golin e tij të minutës së 70-të, i ka dhënë një tjetër tre pikësh të artë skuadrës së drejtuar nga Arsen Venger. E njëjta tablo edhe në “Anfiel Road”. Skuadra e Dalglish ka shënuar vetëm një herë me Luis Suarez në minutën e 47të, për ta mbajtur më pas të paprekur portën e saj. Pas kësaj fitoreje, Junajtid shkon në kuotën e 36 pikëve, 2 më pak se Siti, që do të ndeshet me Çelsin të hënën.

Premier Liga – Java XV

Dje

Arsenal – Everton 1-0

Suonsi – Fulham 2-0

Uest Bromuiç – Uigan 1-2

Noruiç – Njukastëll 4-2

Man Junajtid – Ulves 4-1

Bolton – Aston Vila 1-2

Liverpul – QPR 1-0

Sot

Sandërlend – Blekbërn 14:30

Stoket – Totenhem 17:00

Nesër

Çelsi – Mançester Siti 21:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›