E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie Gladbahu, ngjitet Bremen

Janë luajtur dje disa prej ndeshjeve të javës së 16-të të Bundesligës, ku bie në sy humbja e Borusia Munshengladbah në fushën e modestëve të Augsburgut me rezultatin 1-0. Por nëse Gladbah ka humbur rastin për t’i bërë presion Bajernit kryesues, diçka të tillë nuk e ka bërë Verder Bremen, që ka shpartalluar Volfsburgun me rezultatin 4-1. Shlake dhe Bajern kryesojnë me pikë të barabarta, 31-, por bavarezët kanë një ndeshje më pak, të cilën do ta luajnë sopt në fushën e Shtutgart, ndërsa kampionët e Borusia Dortmundit do të presin K’Lauternin, duke shpresuar në një hap fals të Bajernit të Mynihut, çka do ta lejonte skuadrën e Klop që të rimerrte kreun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›