E Diel, 1 Nëntor 2026

De Rosi refuzon Sitin, do Romën

Mesfushori i Romës, Daniele De Rosi ka refuzuar mundësinë e transferimit të tij në Mançester Siti duke insistuar se dëshiron të mbetet në kryeqytetin italian. E ardhmja e De Rosit te Roma është vënë në dyshim pasi kontrata e tij me klubin skadon në fund të këtij sezoni dhe ende nuk është arritur një marrëveshje për vazhdimin e saj. Ndërkohë, Siti ka shprehur gatishmërinë për transferimin e De Rosit në “Eastlands” por futbollisti nuk është i interesuar të ndërrojë mjedis. “Anglia do të ishte përvojë e mirë por nuk kam ndërmend të largohem nga Roma. Dua të mbetem këtu”, tha De Rosi për magazinën “FourFourTwo”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›