E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajern, në garën për Ivica Olic

Bajerni i Mynihut është futur në garën për sulmuesin e Hamburgut, Ivica Oliç, i cili mund të afrohet me parametër zero gjatë merkatos së verës. Në gjurmët e kroatit 29-vjeçar, i cili ka realizuar gjashtë gola në këtë sezon të Bundesligës, janë edhe Juventusi, Valencia e Liverpuli. Tabloidi "Bild" theksonte se gjigantët bavarezë i kanë bërë sulmuesit një ofertë konkrete, ndërkohë që interesimi u konfirmua edhe nga presidenti Karl-Hainc Rumenige. "Jemi të bindur se Ivica do të përshtatej në mënyrë perfekte me dy sulmuesit tanë, Luka Toni dhe Miroslav Klose. Fakti që kontrata e tij me Hamburgun skadon përbën një rast që nuk duhet humbur. Do të bëjmë gjithçka që në sezonin e ardhshëm Oliç të luajë me fanellën e Bajernit", shpjegoi Rumenige.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›