Hulio Sezar: Seria A, ende e hapur
Hulio Sezar nuk shfaqet euforik pas kryesimit bindës të Interit në Serinë A. Portieri brazilian pohon se gara për titullin kampion është ende e hapur, pavarësisht distancës me 6 pikë nga Juventusi dhe Milani në tabelën e klasifikimit. Janë të shumtë ata që besojnë se lufta për "Scudeto"-n është mbyllur, por Sezar kërkon përqendrim dhe kujdes maksimal. "Kampioni nuk ka përfunduar ende. Në këtë sezon, Seria A më duket më e ekuilibruar", deklaroi "gardiani". "Interi ka arritur rezultate të mira, e duhet të mendojmë për veten tonë dhe jo për skuadrat që na ndjekin. Pasi jemi shpallur kampionë në tre vitet e fundit, më duket më se normale që të gjithë dëshirojnë të jenë në vendin e parë dhe të na rivalizojnë". Në fund edhe dy fjalë për sfidën me Verder Bremenin: "Duhet të kemi kujdes të mos i ‘falim‘ goditje standarde pranë zonës, pasi Naldo është shumë i rrezikshëm".