Tiranë, tre të vdekur gjatë 24 orëve të fundit
Tre të vdekur janë shënuar dje në Tiranë, mes të cilëve edhe një fëmijë. Ky i fundit ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak, ku ndodhej i shtruar prej disa ditësh, pasi ishte përplasur nga treni. Ndërsa një 17-vjeçar i ka dhënë fund jetës në kushtet e depresionit. Ndërkohë, personi i tretë ka gjetur vdekjen nga rryma elektrike.
Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës bënë të ditur se dje rreth orës 19:00 ka shkuar i vetëhelmuar në Spitalin Ushtarak, Ilir Kuçi, 17 vjeç, banues në Laknas të Kamzës. Menjëherë është njoftuar Komisariati Nr. 5, që është vënë në dijeni se adoleshenti kishte ndërruar jetë në spital. Sipas policisë, në lidhje me motivet e vetëvrasjes së tij, janë marrë në pyetje familjarët, të cilët nuk kanë dhënë një motiv të qartë të kësaj ngjarjeje. Nga dëshmitë e mbledhura ka rezultuar se i riu kishte qenë shumë i mërzitur kohët e fundit dhe kjo mendohet se ka ndikuar në gjendjen psikologjike të tij, duke vendosur t‘i japë fund jetës.
Ndërkaq, Komisariati Nr. 4 i Tiranës ka njoftuar për një tjetër të vdekur gjatë ditës së djeshme. Sipas të dhënave hetimore, Mariglen Brahimi, ka mbetur i vdekur pas një kontakti me energjinë elektrike. Burimet shpjeguan se në fshatin Qesarak të Komunës Dajt, në një pallat të ri të sapobanuar, ka gjetur vdekjen 38-vjeçari Brahimi, ku rezultoi se shkaku i vdekjes aksidentale ka ardhur si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike, në kasetën e impiantit elektrik të pallatit ku banonte.
Gjithashtu, dje ka ndërruar jetë edhe një fëmijë 3 vjeç, i cili u aksidentua disa ditë më parë nga treni i linjës Tiranë-Durrës. Ergi Arapi nuk ka mbijetuar dot pas përplasjes që ka pasur pesë ditë më parë, teksa po luante afër hekurudhës. Policia tha se gjatë orëve të natës, gjendja e fëmijës është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë. Policia tha se pas kryerjes së veprimeve dhe autopsisë mjekoligjore, viktimat u janë dorëzuar familjarëve të tyre, të cilët u kanë dhënë lamtumirën e fundit.