Hose: Unë antipatik? Kështu mbroj të mitë
Hose Murinjo nuk është asnjëherë banal dhe në prag të Inter-Bolonja dhuron një tjetër show mediatik: "Pas një ndeshjeje nuk më pëlqen asnjëherë të kritikoj lojtarët e mi. Unë nuk fshihem kurrë, më pëlqen që ata të ndihen të mbrojtur". Dhe akoma më shumë: "Njeriu antipatik jam unë, arroganti jam unë, trajneri pa kapacitet jam unë dhe, për ne, kjo gjë mund të jetë shumë pozitive". I jashtëzakonshëm si gjithmonë; i aftë të tërheqë të gjithë vëmendjen mbi vete. Doni të kapeni me ndonjë? Kapuni vetëm dhe në mënyrë ekskluzive me atë, është leksioni i duhur.