Bajern rrit ofertën: 21 milionë për Nojerin
Bajern Mynihu e ka rritur ofertën për portierin e Shalkes, Manuel Nojer në 21 milionë euro. Mediat gjermane njoftojnë se klubi bavarez e do me ngulm portierin gjerman, i cili shkëlqeu këtë sezon në Bundesliga, por edhe në Ligën e Kampionëve. Sipas tabloidit Bild, marrëveshja mund të arrihet për 18 milionë euro, ndërsa 3 të tjera Shalkes do t’i paguhen në të ardhmen. Shalke e ka refuzuar ofertën e parë të Bayernit, prej 18 milionë eurosh, të cilën gjiganti gjerman e kishte bërë më 27 prill.