E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni blindon xhevahirin Myler



Bajern i Munihut ripërtëriti kontratën me “Këpucën e artë” të Botërorit 2010, Tomas Myler, deri në vitin 2015. Mesfushori do të përfitojë 3 milionë euro në sezon. Lëvizja konsiderohet nga mediat gjermane si një veprim i mençur i klubit. Së pari, ylli i ri i Bajernit vlerësohet financiarisht më shumë, së dyti, nëse ndonjë top-klub do të kërkojë shërbimet e tij duhet të hedhë në tavolinë një shumë të madhe. Presidenti i Bajernit të Munihut, Karl-Heinz Rumenige, riushqeu shpresat e tij për një bashkëpunim të gjatë me trajnerin Luis van Gal. “Ne jemi shumë të kënaqur me punën e tij. Kontrata e tij zgjat deri në vitin 2011. Gruaja e tij, Trus, më tha para një jave, se Luisi te Bajerni ndihet plotësisht mirë dhe ndoshta mund të qëndrojë gjashtë vjet. Unë kam i thënë asaj dhe atij, se ne presim ndonjë sinjal prej tij, nëse ata janë të mendimit, se duan të flasin me ne për një zgjatje të kontratës”, - tha Rumenige për “Sport Bild”. Schalke,
Braziliani Rafinha u transferua nga gjermanët e Schalke 04 te italianët e Serisë A, Genoa. Sipas “Bild”, transferimi i 24—vjeçarit kushtoi tetë milionë euro. Mbrojtësi i djathtë mbërriti te Schalke në vitin 2005 nga Coritiba, duke zhvilluar 153 ndeshje (shtatë gola) me “qymyrxhinjtë” gjermanë. Rafinha kishte një kontratë me Schalke deri në vitin 2012.

5 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›