E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni e Valencia vënë “veton” në transfertë

Bajerni është rikthyer te fitorja pas disfatës në Bjellorusi ndaj Bate Borisov, duke mundur 1-0 Lilën në transfertë. Goli i realizuar me penallti nga Myler në minutën e 20-të, u mjaftoi bavarezëve për të marrë tri pikët, ndërsa Lila duket shumë pranë eliminimit.

Ndërkohë, ka fituar edhe Valencia, që i ka dhënë një leksion Bate Borisov në Minsk. Bjellorusët kishin 6 pikë pas dy ndeshjeve të para, por ndaj spanjollëve janë dorëzuar. Soldado ishte heroi i Valencias, duke shënuar të tre golat.

(a.k/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›