Mançesteri, një përmbysje e pabesueshme
Një përmbysje e pabesueshme e Mançester Junajtid, që mbrëmë ka mposhtur 3-2 Sporting Bragën, në një ndeshje tejet të vështirë.
Portugezët realizuan dy gola për 20 minuta, falë brazilianit Alan, që në fillim shënoi me kokë e më pas me kokë. Ishin rastet e vetme për ekipin mik, të shfrytëzuara në mënyrën më të mirë. Junajtid më pas u “përmend”, duke nisur një ofensivë të frikshme. Meksikani Hernadez shkurtoi shifrat në minutën e 25-të, ndërsa në pjesën e dytë, “Djajtë e Kuq” kanë kompletuar përmbysjen falë golave të Xhoni Evans dhe sërish Çikarito Hernandez.
Në takimin tjetër të këtij grupi, Gallatasaraj barazoi 1-1 me Kluzh, që luajti për pjesën më të madhe të kohës me 10 vetë. Autogoli i Nunkeu u barazua nga Jilmaz në minutën e 77-të.
(a.k/A.Latifi/BalkanWeb)