E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zidane thyen heshtjen: Dua të bëhem trajner i madh

FRANCE - Zinedine Zidane ka thyer heshtjen, pas komenteve të shumta të bëra për të dhe për largimin e tij nga Reali i Madridit. Francezi nuk ka ngurruar të flasë as për raportin e tij me Zhoze Murinjon, që është konsideruar si arsyeja kryesore e largimit nga Reali.

 "Në Madrid mësova si të jetoj brenda një klubi të madh, - deklaroi Zidane. - Tani dua të bëhem trajner, duke qenë se jam i dashuruar me këtë sport dhe nuk kam dëshirë ta braktis. Dua të bëhem një trajner i madh dhe për të qenë i tillë, kam pësuar se në fillim duhet të jesh një menaxher i madh. Pastaj, dua ta nis karrierën time në Francë, gjë që është ëndërr për çdo qytetar francez. Murinjo? Nuk kam asnjë problem me të, madje kam mësuar shumë gjëra prej tij", deklaron Zidane.

(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›