E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni fiton ne fund te ndeshjes dhe ngjitet ne bundeslige

Mbrojtesi belg Daniel van Byiten i dha nje fitore te madhe Bajernit te Mynihut, ne minutat e fundit te ndeshjes ndaj Eintraktit te Frankfurtit, duke mbajtur bavarezet shume prane kreut te klasifikimit. Qendermbrojtesi doli me karton te kuq ne France, kur Bajerni u mund 2-1 nga Bordo, per "Champions". I njejti lojtar, dy minuta para perfundimit te ndeshjes se djeshme, gjeti golin e fitores se madhe me vlere tre pikeshe. Eintrakti mori kryesimin ne "Allianz Arena", ne momentin kur Aleksander Meier shenoi ne nje kohe qe bavarezet, e kujtuan ate ne pozicion jashte loje. Fantazisti i Bajernit, Arjen Roben u kthye, pas mungeses prej tre javeve per shkak te demtimit ne gju dhe realizoi golin e barazimit. 20 minuta para fundit holandezi i dha mundesi Bajernit qe te kerkonte fitoren, te cilen e arriti ne fund dhe u ngjit ne vend te peste. Hofenhaim u ngjit ne vend te gjashte pas fitores se siguruar me Nurenbergun. Eikner shenoi nga 30 metra larg dhe Ibesevic dyfishoi shifrat ne pjesen e pare. Sulmuesi argjentinas, 19 vjecari Franko Zukulini zhvilloi ndeshjen e trete ne bundeslige dhe shenoi gjithashtu golin e trete per ekipin e Hofenhaim. Trajneri i Shtutgartit duhet te marre besimin e klubit, pas humbjes se djeshme me Hanoverin. Kjo ishte humbja e trete radhazi per Shtutgartin. Edhe Maici fitoi 3-0 me Fraiburgun.

Bundesliga (Java X)

Mainc 05- Fraiburg 3-0

B. Mynih- E. Frankfurt 2-1

B. Myshengladbah-Kwln 0-0

Hanover 96- Shtutgardt 1-0

Hofenhaim-Nurenberg 3-0

B. Leverkusen- B. Dortmund 1-1

Sot

Hertha- Volfsburg

Shalke 04 - Hamburg

Bokum - Verder

Klasifikimi

B. Leverkusen 22

Hamburg 21

Shalke 04 19

Verder 18

Bajern 18

Hofenhaim 17

Mainc 05 17

Volfsburg 16

E. Frankfurt 13

B. Dortmund 13

Hanover '96 12

Fraiburg 10

Kwln 9

Shtutgart 8

B. Mynsheng. 8

Bokum 8

Nurenberg 8

Hertha 3


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›