Elbasani, Bylis dhe Lushnja, nga nje fitore me pretendime per ne Superiore
Tre ekipe te Kategorise se Pare, pretendente per t'u ngjitur ne nje kategori me lart, fituan secila ndaj kundershtareve te tyre, ne ndeshjet e javes se tete, duke krijuar edhe nje distance me ekipet e tjera, ne krye te klasifikimit. Pritet edhe sfida e sotme ne Pogradec, mes vendasve qe kane shfaqur ambicie ne ndeshjet e deritanishme dhe Partizanit te madh, qe ka pasur progres ne rezultatet e fundit, per te mesuar se do te vihen edhe te kuqte ne ndjekje te kryesuesve. Pas ndeshjeve qe jane luajtur dje, Elbasani nuk njeh pengese ne "shtepi". Nje fitore minimale ndaj Memaliajit, me gol te Mehmetaj ne mesin e pjeses se pare mjaftoi qe kjo skuader te marre piket maksimale dhe te udheheqe Kategorine e Pare. Bylisi qe drejtohet nga Ilir Spahiu, pati nje ndeshje me te veshtire jashte fushes se vet, por ia doli per mrekulli ne fushen e Luftetarit. Ballshiotet me tre piket qe siguruan jashte ne Gjirokaster, jane vene ne ndjekje te elbasanasve, per vendin e pare. Nderkaq, nje tjeter skuader me pretendime te larta Lushnja, siguroi dje nje fitore te madhe ne "Roza Haxhiu", ndaj Burrelit. Njeriu i ndeshjes se djeshme per "lagunaret" ishte Bubeqi, i cili shenoi tre gola. Golin e fundit qe vulosi takimin me Burrelin e realizoi Arbri, ne nje kohe qe miqte mbeten me 10 lojtare ne fund. Trajneri i ri i Kamzes, Aguston Kola e nisi me nje barazim debutimin ne stolin e kamzalinjve. Kamza, pas humbjes qe pesoi nje jave me pare me Partizanin, largoi nga detyra trajnerin Haxhiaj, por as ne drejtimin e Koles nuk e gjeti dot fitoren me Gramshin. Ne fund te klasifikimit, beteja eshte bere edhe me interesante, me fitoren e Turbines ndaj Sopotit dhe te Beselidhjes me Bilisht Sportin. Tete javet e para te Kategorise se Pare, jane shoqeruar nga nje gare e forte si ne krye dhe ne fund.
Beteja
Ne Pogradec do te zhvillohet nje ndeshje e forte mes vendasve dhe Partizanit, duke qene se te dyja skuadrat kane te njejtin synim, qe te fitojne dhe te bashkohen me ekipet pretendente. Trajneri i partizanit, Bejzade synon fitoren e pare jashte fushes.
Beteja
Ne Pogradec do te zhvillohet nje ndeshje e forte mes vendasve dhe Partizanit, duke qene se te dyja skuadrat kane te njejtin synim, qe te fitojne dhe te bashkohen me ekipet pretendente. Trajneri i partizanit, Bejzade synon fitoren e pare jashte fushes.