E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson rikthen Ouenin sot, ndaj Liverpulit

Aleks Ferguson beson se ish-sulmuesi i Liverpulit, Majkell Ouen do te jete i fresket per te zhvilluar nje ndeshje te mire per Mancesterin, qe synon te fitoje sot ne "Anfild" perballe te besuarve te Rafa Benitezit, per te ruajtur kreun. Sulmuesi 29-vjecar shenoi 158 gola ne Premier Lige per Liverpulin, para se te bashkohej me Realin e Madridit ne Spanje, pak vite me pare. Ndeshja e sotme mes Liverpulit dhe Mancesterit, pervec interesit te larte qe do te kete, shihet edhe si nje sfide personale per Ouen. Demtimet e kane lene ate ne stol gjate kohes qe ishte pjese e Njukasellit dhe ishte surprize e merkatos, kur Ferguson vendosi qe ta ftoje tek Mancester Junajtid. Ouen do te kete te sigurt vendin disa minuta ne fushe, ne ndeshjen e sotme. "E kam ne vemendjen time, nuk e di, nese te gjithe e dine se ai eshte pjese e historise se futbollit, per une kurre nuk mund te harroj cilesite e tij", - thekson skocezi. Ouen ka disa muaj qe pret vendimin per te luajtur ne fushe. "Ai duhet te filloje qe te luaje me ekipin tone. Ka disa muaj qe ben pjese ne ekip dhe mendoj se eshte momenti i duhur qe te aktivizohet, pas pritjes se gjate",-tha Ferguson, i cili beson ne zotesine e sulmuesit, si brenda dhe jashte fushes. "Ai e jeton jeten e tij ne menyre te shkelqyer. Kemi te bejme me nje lojtar profesionist dhe qe nuk ka komplikacione. Jam i bindur se ndaj Liverpulit do te kete minuta ne dispozicion per te", - perfundoi Ferguson.

Premier Ligw (Java X)

Dje

Birmingem - Sanderlend 2-1

Burnli - Vigan 1-3

Hull - Portsmouth 0-0

Totenhem- Stoke 0-1

Uolves - Aston Vila 1-1

Celsi- Blekbwrn

Sot

Bolton - Everton

Liverpul - M.Junajtid

M. Siti - Fulham

Uest Hem - Arsenal

Klasifikimi

M. Junajtid 22

Celsi 21

Totenham 10

Arsenal 18

M. Siti 17

Aston Vila 17

Sanderlend 10

Liverpul 15

Stouk S. 15

Vigan 13

Bwrnli 12

Everton 11

Fulhem 10

Birmingem 10

Blekbwrn 10

Uolves 9

Bolton 8

Hull 8

Uest Hem 5

Portsmouth 4


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›