E Shtunë, 31 Tetor 2026

Driteshikimi mbi mugetiren e brendise se nje artthenie

(Rreth krijimtarise se poetit korcar, Vladimir Toroveci)

Nga Albert Vataj

Ngarendja e moshes dhe kacarritja e mundimshme ne pjerrinat sizifiane te te pamundures, jo vetem nuk e kane perunjur poetin korcar Vladimir Toroveci, por e kane tubuar me me zelle e me me pathos te kumtoje boten gjemueshem, permes afshit dhe renkimit. "Kush ma vrau mengjesin", "Ulerima e shkretetires", "Krijimi i Eves" dhe tash se fundi ne nje permbledhje poezish te zgjedhura, "Kohe parvenysh", jane zanafilla e ketij driteshikimi qe do te ngasim ne mugetiren e brendise se artthenies se Vladimir Torovecit. "Teksti eshte konvencion i identitetit te autorit..." predikon Umberto Eko. Pikenisur nga kjo sentence dhe pernga ky kendveshtrim, do te perkonim ne gjetjen e shtegut, se nga mund ta ngerthesh kete lende, per te perftuar sandejmi limfen qe kungon bujarisht poeti. Ne kryeheren e te gjitha gjasave, poezia mbetet kumti ma deshmues i shpirtit kushtrues dhe i ndjesive qe kanden me flatrue ner vedi engjudhin permes vargjeve, metafores dhe ligjerimit artistik. Kjo pershkrimore asht tabloja ku poeti hedh ngjyrat per te perafruar krijimin e portretit te kohes se vet.

Brendia e subjektit poetik ne krijimtarine e Vladimir Torovecit qaset te shperfaq madheshtine permes nje metafore te ngjeshur dhe nje leksiku te rrjedhshem. Shembulli estetik, finesa e piruetave artthenese, eksplozioni shperthyes qe ngjishet fjale pas fjale e situate pas situate, harmonia e organizimit te gjendjeve qe e nderkallin brendine e tij, mberrijne tek lexuesi te perplotesuara.

Pergjithnji kena dicka me mtue, peshperit nen ze, kumtesa artistike e poetit. Gjithhere e ma perfundi e tashmja ka vene fjalen artistike, e cila ka triumfu, dhe asht kungu si zani kushtrues dhe afshin zjarrvenes i shpirtit te poetit. Sot ngase gjithsecka perpelitet mes ngulmit per me ken mjet apo gjendje, zani ngadhnjyes i nji fondamenti i ngjet ma s'shumti nje kacarritje te mundimshme permes valeve per te kapur bregun. E megjithate poezia e Vladimir Toroveci gjehet ngulmas ne kete perpjekje. Ai i beson dhe deshtazi e hedh veten ne fushebetejen e te pamundurave, i bindun se bota ngase ska mundesi per te ndryshuar, kjo nuk duhet te mohoje te drejten per te rrokur vetedijen e asaj qe asht. Dhe kjo perftohet nga kumti artthenes, nga ajo brendi gufuese qe ysht poetin per t'u hedhur ne zjarr. Landen tektore te krijimtarise se Torovecit e perceptojme si ngrtje krye, si mosepje. Me zanin qe e kaperthen ne caqet e eperme te rrethrrotullise, dhe krahnorin qe i gufon pernga shperthimi, ai deshmon. Ai asht i bindun se format e garrametshme te botes nuk ndryshojne. Megjithate, doradoras, fjale pas fjale, varg pas vargu, poezi pas poezie, qemton gropat dhe plasaritjet qe ka nderkalle e sotmja e rrethanave dhe parakushteve. I kumton urtesisht e fuqishem.

Permes nje procesi dinamik dhe neper nje koheshtrirje qe e ngerthen fort pas vetes, poeti shperfaq kjart dhe gjimueshem tancka trazon boten e tij. Po, ate te tashme qe nuk munet me ken vetem e tija.

S'ka gjendje fizike perjashtimore. Heshtja dhe nenshtrimi nuk munen me ken udherrefimtaret e nje zani gjimues. Zani, qe poeti ka zgjedh me vullnetin e kushtrimit. Nen perndezjen e nje brendi qe gjithnje e ysht te hovet ne vershime, ai shperfaq ne vetvete sakaq dimensionin e individit kryengrites. Bota perreth poetit, sic edhe ne fondamentin e perceptimit te gjithkahshem te Torovecit, ne shprehesine e tij te artthenies, eshte tjetercka qe shqisat e njeriut te zakonshem perceptojne. Poeti eshte i destinuar te kundroje dhe te kumtoje, me ma te fuqishmen ndjesi dhe me shperthyesen barre adrenaline, zashem si rrufeja. Perpjekja e tij per te deshmuar boten eshte nje Golgote e gjate dhe e pervujtshme, e megjithate hyjnore. Ne poezine e Torovecit kushtruese, ai nuk orjentohet nga kahje ndikesash perjashtimore. Gjithsecka zgjohet dhe merr forme ne brendine e alkimise se ndermendjes artistike. Gjurmet dritheruese jane plage qe lengojne prej se largu e derimtash. Me se miri, ai i pohon dhe ne vend qe te bashkejetoje me ta, kacafytet, lufton deri ne grahmen e fundit. Padrejtesite jane shkrepetima qe thyejne qiejt permbi te. Ne gastaret e ketyre qiejve te thyer ai ecen kembezbathur per me deshmu vetmohimin ne emer te kauzes. Pandalur rend duke promovuar shpirtin ngallnjyes te poetit. Dhe kete e ben plot ngjyra, anipse ne dritehijen e nje realieti ku ai nuk ndjehet ende ne paqe dhe qejprishur me te.

Gladiatori

Mbeta qe mbeta gladiator..!

Jam vrare e jam rivrare

Mijra vjet mbi arene

Per te kenaqur patricet e kamur

Dhe plebejt

Qe enderojne patrice te jene..!

Gjaku im ka lulezuar

Reres vezulluese

Vdekja ime

Turmat ka ekzaltuar

Po shpirtrat e plebejve

Te pandjeshem mbeten

Ne pafajesine e tyre te mallkuar..!

Asnjehere nuk vesha

Pelerine purpuri

As toge te bardhe senatori.

Sepse dinjiteti paguhet,

Vetem me plage

Dhe jete gladiatori...

HALUCINACION

Atje rrine ata, ne hije

Ne vend te kepuceve

Kane thundra dhie

Vijne nga larg

Kerkojne shpirtrat e humbur

Dhe qe t'i joshin

Shfaqin farsa lirije

Po ku i gjejne

Nga c'abise i kerrejne,

Me kaq art

Beniaminet e tyre...?

T'i shugurojne pastaj

Neper salla e sheshe

Me kurora prej letre

E mantele gjithe yje.

Atje rrine ata pra, ne hije

(gjithe jeten atje kane qene)

dhe une ne diell,

lene menjane

shkabat melcine me hane...

MONOLOGU I PROMETEUT

Ishin njerezit jo Zotat

Qe me cane kraharorin.

Kimerat e territ

Dhe jo zhgabat fisnike

Ma sqepuan zemren

E u vodhen tinezisht,

Duke klithur prej epshit

Si bisha histerike.

Mosmirenjohja e tyre

Dhe frika prej drites

Mblodhen demonet e shpellave

E mbi gjoks m'i verviten.

Tani kam mbetur ketu i vetmuar

Mbi shkembin e fatit tim,

Hedh syte drejt qiellit

E rrenkoj i harruar.

Theras Perendine... !

FRIKA IME

Shpirt farfurites

Mbi kreshta shtazesh

Emeton drite vezulluese.

Xhungles ku mizerojne

Impulse diabolike

E pergjojne kurthe.

Une qe trishtas sodit

Luginen e loteve

Ku hungerojne bisha

S'te gezohem dot,

E heshtas,

Te perkedhel me veshtrim

Si me gishta.

Dhe s'di pse kam frike,

Krijese e brishte,

Si endur prej endre.

Me qefin lajkash

Mos te mbeshtjellin

Dhe tufa lulesh te mbulojne,

Ndonje mbremje..!


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›