E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kam mesuar me shume nga piktoret sesa shkrimtaret"

Intervista, e realizuar me nje prej publicisteve me te mire amerikane te viteve '50-'60, me ikonen e shkrimit amerikan, tregon ndikimet por edhe fillimet e Hemingway ne gazetari, simbolikat si edhe lidhja e shkrimtareve me njeri-tjetrin, po aq sa edhe ndikimet e tyre me te medha...

Nga George Plimpton*

Vijon nga numri i fundit

Cilen konsideroni ju si ushtrimin me te mire intelektual per t'u bere shkrimtar?

"Le te themi se duhet te ndodhe- qe ai duhet te ike dhe te vare veten sepse ka gjetur se te shkruash mire eshte pamundesisht e veshtire. Pastaj, ai do te clirohet (pa asnje meshire) dhe do detyrohet keshtu nga vetja e tij- te shkruaje sa me mire te mundet per te gjithe pjesen e mbetur te jetes. Te pakten, me kete rast, do te kete nje histori per varjen nga ku mund te filloje shkrimin".

Cfare mund te na thuash per njerezit, qe kane ndjekur karriera akademike? A mendoni se numri i stermadh i atyre shkrimtareve, qe mbajne pozicione mesimdhenie- kane bere disi kompromise me karrierat e tyre si shkrimtare?

"Kjo varet ne ate se cfare ju nenkuptoni me kompromis. Kjo fjale eshte ne perdorim per ato gra- per shembull, qe kane bere kompromise ne jete? Apo kemi kompromise, te themi te shtetareve? Apo kompromisi, qe ju beni me grosistin apo me rrobaqepesin tuaj qe te paguani pak me pak dhe qe t'ia shlyeni me vone? Nje shkrimtar, i cili edhe shkruan dhe jep mesim, duhet te jete i afte per t'i bere te dyja. Dhe, shume shkrimtare kompetente, kane provuar se mund ta bejne mire kete. Une vete s'mund ta bej, e di, po i admiroj ata qe e bejne kete. Do te mendoja po ashtu se megjithate jeta akademike mund te jape nje periudhe te nje eksperience te jashtme, e cila mund ta limitoje disi shtimin e njohurive mbi boten. Diturite, megjithate, kerkojne me shume pergjegjesi te nje shkrimtar dhe e bejne shkrimin edhe me te veshtire. Duke u perpjekur per te shkruar dicka, qe do kete nje vlere te vazhdueshme, them se eshte nje pune me kohe te plote, megjithese te themi se vetem pak ore ne dite shpenzohen per te bere shkrimin aktual. Nje shkrimtar mund te krahasohet me nje burim. Ka aq shume lloje shkrimtaresh aq sa jane dhe burimet ne natyre. Gjeja e rendesishme eshte qe te kesh uje te mire ne burim dhe eshte mire te marresh prej tij nje sasi te rregullt te mire, sesa te thash krejt burimin dhe te presesh qe te mbushet ai serish. E shikoj qe kam dal pak jashte pyetjes, por pyetja s'eshte shume interesante".

A mund te me provoni p.sh. se shkrimi ne gazete eshte ndihmes per shkrimtaret e rinj? Sa ndihmes ishte per ju ushtrimi qe bete me Kansas City Star?

"Tek the Star, juve ishit i detyruar te mesonit te shkruanit, thjesht nje fjali deklarative. Kjo eshte e dobishme per gjithkend. Puna ne gazete nuk e demton shkrimtarin e ri dhe mund te ndihmoje ate, nese ai shkeputet si duhet ne kohe. Kjo eshte nje nga klishete me te pluhurosura dhe ka edhe nje shfajesim per te. Por, kur ju pyesni nje te vjeter dhe i beni pyetje te lodhshme, duhet te jeni i prirur te prisni po pergjigje te vjetra dhe te sterlodhura".

Keni shkruar njehere ne Translantic review se e vetmja arsye per te bere gazetari, eshte thjesht qe te paguhesh mire. Juve keni thene tekstualisht:"Dhe kur ju shkaterroni gjerat e duhura duke shkruar rreth tyre, e beni se doni te gjeni shume para duke shkruar...". A mendoni per shkrimin, si nje lloj te vete-shkaterrimit?

"Une s'kujtoj ta kem shkruar ndonjehere kete. Por me tingellon pak idiote dhe mjaft e dhunshme qe ta kem thene- ndoshta e kam bere per te shmangur kafshimin e gozhdes apo per te bere mbase ndonje deklarate te ndjeshme, megjithate gazetaria, pas nje pike te arritur -mund te jete nje vete-shkaterrim per nje shkrimtar serioz krijues".

A mendoni se stimuli intelektual i shoqerise se shkrimtareve te tjere ka ndonje vlere per autorin?

"Sigurisht".

Ne Parisin e njezetes, a keni pasur nje si ndjenje "te ndjeshmerise se grupit" me shkrimtaret dhe artistet e tjere?

"Jo. Nuk ka pasur ndonje ndjenje grupi. Ne kishim respekt per njeri-tjetrin. Une respektoja shume piktore, disa te moshes sime, edhe te tjeret me te vjeter se une-Gris, Picasso, Braque, Monet (Kush ishte ende gjalle atehere)-dhe pak shkrimtare: Joyce, Ezra dhe me te mirat e Stein...".

Kur jeni duke shkruar, a e gjeni veten ndonjehere te influencuar me ato qe keni lexuar njehere e nje kohe?

"Jo, qe kur Joyce shkroi Uliksin. Ai, gjithsesi, nuk me ndikoi direkt. Por ne keto dite, kur fjalet qe njihnim ishin si pengese per ne dhe duhej te luftonim qofte dhe me nje fjale te vetme, influenca e punes se tij ishte ajo qe kishte ndryshuar cdo gje dhe e kishte bere te mundshme per ne tashme qe t'i thyenim kufizimet".

A mund te mesosh ndonje gje per shkrimin nga shkrimtaret? Ju me keni thene dje se Joyce, per shembull, nuk donte te flisnin per shkrimin.

"Ne shoqeri me njerezit e zanatit tend, ju zakonisht duhet qe te flisni per librat e shkrimtareve te tjere. Me e mira e shkrimtareve eshte te flasin me pak rreth asaj qe shkruajne vete. Joyce ka qene nje shkrimtar i madh dhe ai mund te shpjegonte vetem se cfare kishte bere me terheqjet e tij te vazhdueshme. Kurse shkrimtaret e tjere, qe ai respektonte, supozohen te arrinin te kuptonin se cfare kishin bere duke e lexuar ate".

Ju duket se e keni shmangur shoqerine e shkrimtareve ne vitet me pas. Pse?

"Kjo eshte shume e komplikuar. Sa me shume qe shkoni para ne te shkruar aq edhe me shume vetem ndiheni. Shume nga miqte tuaj me te mire dhe te vjeter, nderkohe- kane vdekur. Te tjeret kane levizur tutje. Ju nuk i shikoni ata vecse rralle, por ju shkruani dhe keni shume kontakt me ata, megjithese keni qene dikur bashke neper kafe. Ju shkembeni batuta, ngandonjehere me nje gaz te pacipe dhe me letra te papergjegjshme dhe kjo eshte gati po aq e mire sa ajo e folura. Por juve jeni dhe me vetem sepse ndodh ngaqe duhet te punoni dhe koha per te punuar eshte e shkurter per gjithe momentet, e nese ju e harxhoni ate- do te ndjeheni se e keni kryer nje mekat per te cilin nuk ka falje".

Cfare mund te na thoni per ndikimet e disa njerezve-nga bashkekohoret-ne punen tuaj? Cfare mund te themi per kontributin e Gertrude Stein, nese ka ndonje? Apo Ezra Pound? Apo Max Perkins?

"Me vjen keq, por nuk kam jam aq i mire ne keto postmortume. Ka nje letersi hulumtuese dhe jo-hulumtuese e bere per te qene me te tille gjera. Miss Stein shkroi disi gjate dhe me nje pasaktesi te konsiderueshme per influencen e saj ne punen time. Ishte e nevojshme per te, qe ta bente kete- pasi kishte lexuar te shkruante dialogun nga nje liber i quajtur The Sun Also Rises. Une, ne te vertete, isha shume i dhene pas saj dhe mendoja se kjo ishte e mrekullueshme, qe ajo kishte mesuar te shkruante bisedimin. Nuk kishte ndonje gje te re per mua -per te mesuar nga askush, mendoj qofte gjalle apo i vdekur dhe s'kisha ndonje ide nese kjo do ta ndikonte kaq dhunshem te Gertrude. Ajo shkroi ne fakt shume mire ne variante te tjera. Ezra ishte ekstremist inteligjent ne subjektet qe njihte me mire. A ndodh qe ky lloj bisedimi, ju shqeteson juve? Kjo thashethemnaje per letersine e pasme, ndersa lan rrobat e pista e tridhjete e pese vjeteve te shkuara me ngjall, vertete shume krupe. Mund te jete krejt e ndryshme nese ndonjeri do perpiqej te me rrefente te gjithe te verteten. Kjo do te kishte nje fare vlere. Ketu eshte me thjeshte dhe me mire qe te falenderojme Gertrude per cdo gje qe kam mesuar nga ajo per lidhjen abstrakte te fjaleve, per te thene se sa i dhene isha une pas saj, per te riafirmuar besnikerine time per Ezren si nje poet te madh dhe nje mik besnik dhe per te thene se u kujdesa shume per Max Perkins, per te cilin ende s'me mbushet mendja se ka vdekur. Ai kurre s'me kerkoi qe te ndryshoja ndonje gje, qe kisha shkruar pervec se te hiqja disa fjale qe deri me atehere nuk ishin te botueshme. Formularet ishin bosh dhe kushdo qe e njihte fjalet e dinte mire se cfare ishin ato. Per mua ai s'ishte nje redaktor. Ai ishte nje mik i ditur dhe nje shoqerues i mrekullueshem. Me pelqente shume menyra sesi e mbante kapelen dhe menyren e cuditshme sesi i levizte buzet e tij".

Per cilet mund te thuhet se jane paraardhesit tuaj ne letersi-ose ata nga te cilet ju keni mesuar me shume?

"Mark Twain, Flaubert, Stendhal, Bach, Turgenev, Tolstoy, Dostoyevsky, Chekhov, Andrew Marvell, John Donne, Maupassant, Kiplingu i mire, Thoreau, kapiteni Marryat, Shakespeare, Mozart, Quevedo, Dante, Virgil, Tintoretto, Hieronymos Bosch, Brueghel, Patinir, Goya, Giotto, Cezanne, Van Gogh, Gaugain, San Juan de la Cruz, Gongora-por do me duhej nje dite e tere qe t'i kujtoja te gjithe. Atehere, po tingellon sikur une po pretendoj t'ju paraqes erudicionin por nuk e posedoj ate- e ne vend te asaj po perpiqem te kujtoj te gjithe ate pune dhe njerez, qe me kane ndikuar ne jete dhe ne vepren time. Kjo nuk eshte nje pyetje aq e mpire dhe aq e vjeter. Por eshte shume e mire dhe nje pyetje solemne dhe kerkon nje si ekzaminim te vetedijes. E vendos ate tek piktoret apo e filloj me ta sepse kam mesuar me shume nga piktoret sesi te shkruaj sesa nga vete shkrimtaret. Ju mund te me pyesni, sesi ka ndodhur kjo? Kjo do me duhet te me marre dhe nje dite tjeter per te shpjeguar. Do te mendoja se dikush meson nga kompozitoret dhe nga studimi i harmonise dhe sfondit do te ishte krejt e qarte puna e tij".

A keni luajtur ndonjehere ne ndonje instrument muzikor?

"Dikur luaja ne violincel. Nena ime me la plot nje vit jashte shkolle- vetem qe te studioja muzike dhe kontrapunkt. Ajo mendonte se kisha talent por une isha pa talentin me te vogel ne muzike. Ne luanim muzike dhome-dikush luante ne violine; motra ime luante ne viole dhe nena ne piano. Ne violoncel-ku luaja ishte me i keqi se kushdo, qe kishte provuar te luante ndonjehere mbi dhé. Natyrisht ate vit, mua s'me lejohej te beja gjera te tjera".

A i lexoni autoret qe keni ne listen tuaj? Twain, per shembull?

"Ju duhet te prisnin per dy apo tre vjet me Twain. Ju e dini kete shume mire. Kam lexuar nga pak Shakespeare per cdo vit, Lear, gjithmone. Ju inkurajoj edhe ju qe ta lexoni kete".

Rileximi, atehere, eshte nje okupim i vazhdueshem dhe kenaqesi.

"Une gjithmone i rilexoj librat-po aq shume sa jane ato. E racionoj veten ne to per aq sa te jem gjithmone i furnizuar".

A keni lexuar ndonjehere doreshkrime?

"Ju mund te keni telashe duke e bere kete, po te mos e njihni personalisht autorin. Shume vjet te shkuara, une jam akuzuar per plagjiarizem nga nje njeri qe pretendonte se e kisha marre per For Whom the Bells Tolls idene nga nje skenar i tij i pabotuar, por qe e kishte shkruar ai me pare. Ky i fundit, e kishte lexuar kete skenar ne disa parti, qe organizonin njerezit e Hollywood. Une kisha qene atje, pretendonte ai, dhe te pakten paska qene dhe nje miku im, qe ai e quante "Ernie" qe e kishte degjuar te lexonte dhe kjo ishte e mjafte per te qe te na kerkonte miliona dollare. Ne te njejten kohe, ai paditi dhe disa producente te Kompanise filmike Northwest Mounted Police dhe Cisco Kid , duke pretenduar se keta, po ashtu, kishin vjedhur nga i njejti skenar i pabotuar. Ne shkuam ne gjyq dhe natyrisht fitoi rasti yne. Ai serish ishte nje njeri koti dhe qe s'mundej te paguante as ato qe akuzoi".

Mire, a mund te shkojme pas ne ate liste, qe na lexuat dhe te marrim nje nga piktoret-Heironymos Bosch, per shembull? Cilesia e ankthit simbolik te punes se tij duket shume larg e terhequr edhe nga ajo e juaja?

"Une kam ankthe dhe keshtu i di mire dhe ato te njerezve te tjere. Por s'eshte mire t'i shkruash ato. Ndonje gje te cilen duhet te lini jashte dhe qe ju e keni ende ne punen tuaj dhe ne cilesine e saj- do te shfaqet vete me pas. Kur nje shkrimtar le jashte gjera- qe ai nuk mund t'i dije, ato tregojne se ai ka vrima ne shkrimet e tij".

A do te thote kjo se njohurite e ngushta te punes te njerezve ne listen tuaj ju ndihne te mbushni "burimin" per te cilin keni folur pak me pare? Apo, a jane ndergjegjesisht ato ne ndihmen e vertete per te zhvilluar teknikat e shkrimit?

"Ata ishin pjese e te mesuarit per te kuptuar, degjuar, menduar apo ndjere dhe mos ndjere dhe pastaj per te shkruar. Burimi eshte vendi ku eshte "lengu" juaj. Askush nuk e di se nga cfare eshte i perbere ai, te pakten nga e gjithe vetja juaj. Ajo qe ju dini eshte se nese ju e kini ate, atehere duhet te prisni per te qe te rikthehet pas".

A mund te pranoni se atje ka pasur nje simbolizem ne romanin tuaj?

"Supozoj se ka simbole qe kur kritiket munden t'i gjejne ato. Nese ju nuk i permendni s'me pelqen per te folur per to apo edhe per te qene i pyetur rreth tyre. Eshte teper e veshtire per te shkruar libra dhe histori- pa qene i afte per t'i shpjeguara ato mire. Gjithashtu ajo provon dhe shpjegimin e vepres. Nese pese, gjashte apo me shume shpjegues te mire mund te shkojne, pse atehere duhet qe te interferoj me ta? Duke lexuar cdo gje qe shkruaj per kenaqesine e te lexuarit. Cfaredo tjeter qe ju gjeni do jete ne masen e asaj, qe sillni per te lexuar".

Duke vazhduar me vetem nje pyetje te vetme ne kete linje: nje nga redaktoret e stafit keshillues habitet me paralelet qe ndjen dhe qe gjen ne The Sun Also Rises ne mes te personazheve dramatike te krijuar: demit dhe vete karaktereve te romanit. Ai permend se fjalia e pare e librit na rrefen neve se Robert Cohn eshte nje boksier; me vone gjate the desencajonada , demi eshte pershkruar qe i perdor briret e tij si nje boksier, duke mberthyer dhe shpuar. Dhe po ashtu si demi eshte terhequr dhe qetesuar nga prezenca e nje ngasesi, pastaj Robert Cohn i jep kete atribut edhe Jake qe eshte tredhur tamam per te qene ngases. Ai e shikon Mike si te jete nje pikador, duke e kuar Cohn vazhdimisht. Teza e redaktorit shkon me tej, por ai habitet, nese ky do ishte thjesht qellimi juaj i ndergjegjshem per te informuar romanin me strukturen tragjike te nje rituali lufte me dema.

"Kjo me tingellon mua sikur ky redaktori i stafit te keshilltareve eshte pak si koprrac. Kush e ka thene ndonjehere qe Jake" te jete tredhur tamam sikur te jete nje ngases"? Ne te vertete ai kishte qene i plagosur ne nje menyre krejt te ndryshme dhe testikujt e tij ishin te pademtuara, por jo te konsumuara. Keshtu, ai ishte i afte per te gjithe ndjenjat e tij normale si burre, por i paafte per ti konsumuar ato. Shquarja e rendesishme eshte ajo qe plaget e tij ishin fizike dhe jo psikologjike dhe se ai nuk ishte i tredhur".

Keto pyetje, qe kerkojne shume ne zanat, ne te vertete jane pak bezdi.

"Nje pyetje e ndjeshme s'eshte as e kenaqshme dhe as e bezdisshme. Une ende besoj, megjithate se eshte shume keq per nje shkrimtar per te folur rreth asaj qe ai shkruan. Ai shkruan qe te lexohet me syrin dhe jo me shpjegimet apo me disertacionet qe gjithsesi jane te nevojshme. Ju duhet te siguroheni se ka me shume sesa do te lexohej me leximin vertete te pare apo per te drejtuar drejtimin e vezhgimeve permes fragmentit me te veshtire te punes se tij".

Ne lidhje me kete, kujtoj se gjithashtu keni paralajmeruar se eshte e veshtire per nje shkrimtar qe te flase per punen ne vazhdim. Pse duhet te jete keshtu? Une ju pyes thjesht sepse ka shume shkrimtare-Twain, Wilde, Thurber, Steffens qe me vine ndermend-qe duken te kene lemuar materialin e tyre duke e testuar apo duke e degjuar.

"Une nuk mund te besoj Twain qe te kete "testuar" ndonjehere deri ne fund Huckleberry Finn tek degjuesit. Nese ai e ka bere ata ndoshta do t'ia prisnin atij gjerat e mira dhe do e vendosnin ate ne pjeset e keqija. Wilde eshte thene nga njerezit qe e njihnin se ishte nje foles me i mire sesa shkrimtar. Steffebs fliste shume me mire sesa shkruante. Te dyja dhe shkrimet dhe te folurat e tij ishin ndonjehere te veshtira per tu besuar dhe une kam degjuar shume histori ndryshimi, derisa ai u be me i vjeter. Nese Thurber do fliste po kaq mire sa shkruante, ai duhet te ishte nje nga folesit me te medhenj dhe te pakten me pak te merzitshem. Njeriu qe njoh dhe qe flet me mire rreth zanatit te tij dhe qe ka gjuhen me te kenaqshme dhe njekohesisht me shume te idhet eshte Juan Belmonte, qe eshte matador".

A mund te na thoni sesa ndikon perpjekja e zhvillimit te mendimit ne zhvillimin e stilit tuaj te shquar?

"Kjo eshte nje ceshtje tejet e lodhshme edhe nese ju kaloni disa dite duke iu pergjigjur edhe nese do mund te ishit i vete-ndergjegjshem, atehere ju s'do mund te shkruanit me. Mund t'ju them se ajo qe amatoret e quajne stil eshte e perdorur zakonisht vetem nga ngathtesia e pashmangshme ne perpjekjen e pare per te bere dicka, e cila s'ka qene bere kurre para kesaj kohe. Gati as nje nga klasiket e rinj nuk ngjan me klasiket e tjere te meparshem. Ne fillim njerezit mund te shikojne vetem bezdine. Atehere ata nuk jane shume te ndjeshem. Kur ata shikojne kaq shume njerez te ngathet qe i mendojne duket se keto ngathtesi kane te bejne me stilin dhe shume edhe i kopjojne ato. Kjo eshte e vajtueshme".

Vijon


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›