Qerimaj ne furtunen e dopingut

Sporti shqiptar tronditet nga themelet. Shkak është bërë sërish dopingu dhe në qendër të furtunës është peshëngritja, por mbi të gjitha ai që është sportisti më rezultativ në këtë disiplinë. Bëhet fjalë për Erkand Qerimajn, që më 12 prill u shpall kampion i dyfishtë Europe në aktivitetin e zhvilluar në Antalia të Turqisë.
Shkodrani fitoi dy medalje ari në shkëputje dhe dygarësh, me 348 kg të ngritura në total në kategorinë 77 kg, si edhe një medalje argjendi në shtytje. Një rezultat i jashtëzakonshëm për Shqipërinë, titulli i parë continental, pritje e shkëlqyer nga tifozët, vlerësime dhe çmime, siç ishte ai i Akademisë së Shkencave. Por, gjithçka zerohet…
Pas përgjigjeve të testeve anti-doping për Europianin e Antalias, Erkand Qerimaj ka rezultuar pozitiv. Kampioni I pedanës, ashtu si edhe krerët e peshëngritjes kanë qenë të pa-arritshëm për të komentuar apo dhënë versionin e dytë rreth kësaj ngjarjeje, por sipas burimeve pranë Federatës së Peshëngritjes mësohet se substance e ndaluar është një stimulant.
Bëhet fjalë për substancën metileksiamin, një stimulant i grupit C6 që përmban kreatinë, me këtë të fundit që ndihmon në rritjen e paraqitjes së sportistëve. Në ambientet e shtangës shqiptare diskutohet se Qerimaj mund të jetë këshilluar keq në përdorimin e stimulantit, madje duke e përdorur pasi i kanë thënë se ai nuk është në listën e substancave të ndaluara.
Një kampion si ai, që ka fituar medalje argjendi në Europianin e 2009-ës, ar në Lojërat Mesdhetare, Peskara 2009, kampion Europe për të Rinj në vitin 2008 dhe i 13-ti në olimpiadën Pekin 2008, nuk është akuzyar asnjëherë për doping. Për të hedhur poshtë rezultatin paraprak të ËADA-s, Agjensisë Botërore Anti-Doping, Qerimaj është mbrojtur duke hedhur poshtë akuzave dhe nëpërmjet drejtuesve të FSHP-së ka kërkuar testin “B”. Përgjithësisht shanset që akuzat për doping të bien nga provëza B janë të vogla, ndërsa Qerimaj rrezikon ndoshta edhe më tepër se pezullimi 2-vjeçar, pasi ai u largua nga Turqia si kampion I dyfishtë Europe.