Vrapimi i Kampioneve me nxenesit e shkollave ne Korce

Kampionët kanë vrapuar në Korçë. Një vrapim masiv me pjesëmarrjen e qindra nxënësve të shkollave të qytetit, është zhvilluar më 23 maj, me nismën e ish-atletes së madhe Pavlina Evro dhe me pjesëmarrje të shumë atleteve veterane të brezit të saj si Donika Hanxhara dhe Anika Menkshi.
Ky aktivitet atletike u bë i mundur edhe si pasojë e bashkëpunimit të institucioneve të pushtetit vendos në Korçë, ndërsa nga Tirana erdhi edhe vrapuesi i njohur amator i distancave të gjata, Sotir Qirjaqi, pjesëmarrës i shumë ultramaratonave në Europë dhe në botë.
Pjesëmarrja ishte masive, ndërsa më shumë sesa rezultatet vlerë ka rikthimi i një aktiviteti të tillë në Korçë. Dikur, kanë qenë veprimtari si kjo që bënë të mundur zbulimin e talenteve si Evro, Hanxhara e Menkshi, që fituan turne ndërkombëtarë atletike, dolën kampione e nënkampione ballkani duke marrë dhjetëra medalje për Shqipërinë.
Kupat e shpërndara kishin të shkruar emrin e ish-trajnerit legjendar, Pirro Kasati dhe të atletëve më të mirë të Skënderbeut ndër vite.
Në një moment kur atletika shqiptare ka vështirësi për infrastrukturën, ky aktivitet le të shërbejë për ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e sporteve dhe padyshim të kësaj mbretëreshe sportive.