E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Bajerni i Mynihut, nuk i ka vene ultimatum Riberit"

Agjenti i Frenk Riberi theksoi se Bajerni i Mynihut nuk i lene asnje afat mesfushorit francez, per te nisur bisedimet ne lidhje me kontraten. Raportimet e fundit flasin edhe per nje divorc me paleve nese nuk gjendjet nje zgjidhje per te zgjatur kontraten. Riberi duhet te takohet me zyrtare te Bajernit te Mynihut para se te perfundoje sezoni, per te diskutuar per te ardhmen. "Frank eshte ne kontrate, deri ne vitin 2011 dhe Bajerni i ka te gjitha kartat e tij ne dore, - u shpreh menaxheri i Riberit, Alain Miliacio - me pare ne jemi takuar me drejtorin e Bajernit, Rumenige dhe asgje nuk ka ndodhur, mes nesh, pasi nuk ka pasur ndonje kerkese te vecante nga palet". Madje sipas tij edhe historia e ultimatumit nuk ka asnje kuptim, sepse askush nuk i ka dhene ultimatum Riberit. "Ne jemi ne pritje per te pare se cfare deshiron klubi i Bajernit, ne lidhje me te ardhmen e Riberit," - shprehet ai. Nderkaq, sulmuesi kroat Ivica Olic ka deklaruar ne nje media gjermane se Riberi mund te largohet nga Bajerni nese nuk arrin nje marreveshje te re, por lajmi ka bere buje dhe kroati e ka pergenjeshtruar, duke thene se mediat kane abuzuar me emrin e tij. "Nuk ka asgje te vertete nga ato qe jane shkruar ne media me emrin tim. U thashe se Frek Riberi eshte nje nga lojtaret me te mire ne bote, por ka qene jashte fushes per tre muaj dhe nuk ka mundur qe te tregoje vlerat e tij. Nuk kam thene asgje me shume se kaq, ndaj te tjerat jane spekulime", - perfundoi Olic.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›