Murinjo kerkon Zharard, Morati gati te shpenzoje sa duhen
Hoze Murinjo i ka kerkuar presidentit Masimo Morati qe te shohe cdo mundesi, per blerjen e mesfushorit te Liverpulit, Stiven Zherard, per sezonin tjeter futbollistik. Ne baze te "Sportmediaset.it", "I Vecanti" deshiron qe te kete ekipin me te forte ne bote dhe presidenti zikalter eshte gati t'ia plotesoje deshiren me disa perforcime ne vere. Kapiteni i te Kuqve mund te largohet ne merkaton e radhes, duke qene se Liverpuli rrezikon qe te mos perfshihet ne kompeticionin e "Champions" dhe ne keto kondita, Zherard ne fund te karrieres se tij do te tentoje dicka me shume ne karriere. Trajneri i Liverpulit, Rafa Benitez do te ishte i pari qe do te lejonte largimin e kapitenit, nese do te ishte e pamundur pjesemarrja ne "Champions League". Klubi anglez ka kaluar nje sezon te veshtire dhe Murinjo para se te mbyllet sezoni, deshiron te siguroje sherbimet e nje prej lojtareve me te mire te botes. Por Interi nuk eshte i vetem, ne merkato. Reali i Madridit dhe Mancester Siti mund te ndjekin Interin ne merkato, per te mundesuar blerjen e kartonit te Zherard, ndaj dhe Murinjo ka nisur planet e tij me shpejt, duke kerkuar nje marreveshje paraprake, me drejtuesit e Liverpulit.