Zbardhet Italia e Boterorit, 16 lojtare ne listen e Lipit
Marcelo Lipi i ka perzgjedhur 16 lojtaret e pare nga 23-shja qe duhet te perfshihet ne finalet e Kupes se Botes. Seria A eshte nder kampionatet me te forta ne bote dhe Italia gjithmone e ka pasur te veshtire per te perzgjedhur me te miret. Trajneri Marcelo Lipi, disa muaj para se te filloje kompeticioni me i rendesishem i planetit, nuk ka vendosur vetem per shtate lojtare. "La Gazzetta dello Sport" zbuloi 16 nga 17 lojtaret qe do ta kene te sigurt pjesemarrjen ne boterorin afrikan. Trajneri do t'i vezhgoje edhe gjate kater muajve te tjere, para se te vendose se cilet prej tyre do te shkojne ne "Afrika e Jugut 2010".
Porta dhe mbrojtja
Keshtu tre portieret e Italise do te jene: Xhanluixhi Bufon, Federiko Marceti dhe Morgan De Sanktis. Ne mbrojtje, te sigurt besohet se do te jene Xhanluka Zambrota, Fabio Groso, Fabio Kanavaro, Xhorxhio Kielini, Nikola Legrotalie dhe Domeniko Krishito. Salvatore Boceti, Alesandro Gamberini dhe Leonardo Bonuci do te garojne per te bindur trajnerin deri ne percaktimin final te ekipit. David Santon eshte nje tjeter kandidat, nderkohe qe Alesandro Nesta nuk e ka te garantuar rikthimin dhe do te varet gjithcka nga forma qe mbrojtesi i njohur, do te kaloje gjate muajve te ardhshem.
Mesfusha dhe sulmi
Mesfushoret qe do te shkojne ne Afrika e Jugut jane: Daniele De Rosi, Mauro Kamoranezi, Andrea Pirlo, Klaudio Marcizio dhe Xhenaro Gatuzo. Por deri ne prag te shpalljes se listes lojtari i Milanit duhet te provoje se nuk ka asnje problem demtimi. Rikardo Montolivo dhe Simone Perota do te "ndeshen" deri ne fund, per te zene nje vend ne ekipin kombetar te Italise. Vincenzo Jakuinta dhe Alberto Xhilardino e kane piketuar veten e tyre ne sulm, me nje alternative, Luka Tonin.Por edhe Xhanprarlo Paxini dhe Marko Borielo synojne qe te jene ne ekipin kombetar, Francesko Totit parashikohet gjithashtu qe te jete dhe te luaje ne Boteror, por ende nuk eshte konfirmuar emri i tij. Xhusepe Rosi, Fabio Kualiarela, Antonio Di Natale dhe Simone Pepe do te zhvillojne nje beteje me njeri-tjetrin per te veshur fanellen e ekipit kombetar te Italise. Mario Baloteli dhe Antonio Kasano duhet te presin deri ne fund, me shprese se trajneri Marcelo Lipi do t'i marre ne telefon, per t'iu bashkuar kombetares se Italise.