Keita: Barcelona eshte e para ne kampionat, si ekipi me i mire ne Spanje
Mesfushori i Barcelones, Seidou Keita thote se aktualisht Barcelona eshte skuadra me e mire e Spanjes, prandaj ndodhet ne krye te klasifikimit. Sipas Keitas, katalanasit nuk shqetesohen as nga gjykimet, pasi ne Spanje po qarkullon gjithmone e me teper ideja se gjyqtaret do te destabilizojne ecurine pozitive te Barces, per te ndihmuar keshtu Real;in qe te shallet kampion. "Nese Reali i Madridit ndodhet pas nesh ne klasifikim, kjo ndodh sepse Barcelona eshte skuadra me e mire. Nese ndonje thote se gjyqtaret deshirojne qe te na destabilizojne per shkak te ecurise pozitive, kjo ndodh sepse ne jemi ne krye te kampionatit dhe skuadra me e mire e Spanjes, - theksoi Keita -gjyqtaret jane njerez human dhe mund te bejne gabime gjate ndeshjes. Por ata nuk mund ta ndihmojne Barcelonen, Realin apo ndonje ekip tjeter qe te arrije objektivat, ne fund". Aktualisht Barcelona ndodhet ne krye te kampionatit spanjoll, me pese pike me shume se Reali i Madridit. - "As dy ndeshje nuk na ndajne me vendin e dyte dhe deri ne fund jane ende per te luajtur edhe 18 ndeshje te tjera. Nese ne vazhdojme te punojme shume, kam besim se do t'i fitojme takimet e radhes. Aktualisht, Barcelona ka 130 ndeshja pa pesuar humbje dhe per kete fakt Kieta shprehet: - "Do te perfundoje nje dite". I pyetur ne lidhje me Kupen e Kombeve ne Afrike dhe vecanerisht ne lidhje me sulmin terrorist ndaj kombetares se Togos, Keita u shpreh: - "Ekipi kombetar shkon ne nje kompeticion qe te luaje dhe jo qe lojtaret te vdesin. Shpresoj qe te anulohet vendimi per perjashtimin e Togos".