E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagimi i Ibrës: Unë gay? Më sill njëherë motrën...

MADRID- Zllatan Ibrahimoviç është parë jo pak i inatosur pas publikimit të një fotoje ku ai dukej shumë pranë me shokun e tij të skuadrës Xherard Pike. Një gjë e tillë u pa nga përgjigja që ai i ka dhënë një gazetari spanjoll, i cili e ka pyetur nëse është homoseksual. Kjo ka shkaktuar reagimin e ashpër të sulmuesit suedez, që është përgjigjur menjëherë: “Unë gay? Hajde një natë në shtëpinë time se ta tregoj. Mos harro, merr edhe motrën me vete dhe do ta shohësh nëse jam apo jo homo”, ka thënë ai. Përgjigja e tij gjithsesi nuk ka kaluar pa u vënë re, pasi ka shkaktuar edhe protestat e shoqatave të homoseksualëve, të cilat i kanë kërkuar futbollistit të Barçës që të kërkojë falje. “Ka vite që luftojmë kundër homofobizmit dhe ja ku na vjen një zotëri me komente patetike”, ka thënë Migel Angel Gonzalez, drejtori i Kolektivit Gay, lezbikeve, transeksualëve dhe biseksualëve në Madrid.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›