E Diel, 1 Nëntor 2026

Grillo: Lëvizja 5 yjet do të votojë për presidentin përmes internetit

ROMË- Lëvizja 5 Yjet u ka kërkuar të gjithë anëtarëve të saj të zgjedhin kandidatin e partisë për president përmes një votimi online, deklaroi sot kreu i M5S, ish-komediani Beppe Grillo.

"Emri i kandidatit për president që M5S ka në plan të propozojë nuk do të zgjidhjet në dhomat sekrete të votimit, por për të do të votohet online duke nisur që nesër", theksonte Grillo në blogun e tij.

Mandati 7-vjeçar i presidentit Giorgio Napolitano përfundon në maj. Pasuesi i tij do të përcaktohet nga një votim javën e ardhshme nga anëtarë të parlamentit dhe 58 të zgjedhur rajonalë.

"Emri i zgjedhur në votimin online do të jetë ai që M5S do të mbështesë në parlament", theksonte Grillo.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›