E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pozicione seksuale, kritikohen kompani të veshmbathjeve

SHBA-Një kompani amerikane e veshmbathjeve ka marrë kritika të ashpra lidhur me pozicionin në foto të modeleve që reklamonin rrobat.

“Advertising Standards Agency’ bëri dy ankesa ku theksohej se sajti që reklamonte veshmbathjet i përdorte modelet të pozonin në momente tepër seksuale dhe pozicione tepër të vështira që vinin në siklet të interesuarit.

Një prej fotove që reklamonte çorapet e trasha, tregonte modelen të përkulur gati për pozicione seksi ose pozicione të nxehta, po kështu dhe një vajzë që reklamonte një pulovër të gjatë.

Agjencia thekson se: “ne konsiderojmë se imazhet janë tepër seksuela, ofenduese për vajzat modele dhe për më tepër zbulon dhe fytyrat e vajzave”.

Për më tepër kritika u ashpërsua kur u mësua se shumë prej modeleve ishin vajza minorene në moshë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›