Bajerni “ngrin” në dimrin rus

Bajerni turpërohet në St.Petërsburg duke humbur thellësisht 4-0 me Zenitin. Pogrebnyak në minutën e 4-t "pokerin" rus dhe po ky futbollist mbylli edhe goleadën e Zenitit në të 72'. Zurianov (39') dhe Fayzulin (53'), kompletuan kryeveprën ruse, duke cuar me meritë Zenitin në finalen e Kupës UEFA. Ndeshja e parë midis dy ekipeve në Munih kishte përfunduar në barazim 1-1. Finalja e Kupës UEFA do të luhet në stadiumin e Mancesterit, më 14 maj 2008.