E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni nuk ndalet më, 5 gola kundër Bokumit

MYNIH- Fitorja ndaj Juventusit ka rikthyer entuziazmin në kampin e Bajernit të Mynihut, që dje ka arritur një tjetër fitore, këtë herë me 5 gola kundër Bokumit. Mario Gomez, dy herë Ivica Oliç, Pranjiç dhe autogoli i shqiptarit Mavraj i dhanë fitoren bavarezëve. I kotë goli në fund të ndeshjes shënuar nga Fuks për Bokumin. Bajerni mori vendin e dytë në renditje, vetëm 2 pikë larg Bajer Leverkusen, që të premten barazoi 2-2 me Hertën e Berlinit. Në takimet e djeshme spikat rikthimi te fitorja për Hamburgun, që mundi 4-0 Nurembergun, ndërsa Borusia Mënshengladbah triumfoi 5-3 ndaj Hanoverit. Barazim pa gola mes Fraiburgut dhe Këlnit, ndërsa 1-1 përfundoi sfida Hofenhaim-Frankfurt. Në mbrëmje, Shalke fitoi 2-0 me Verderin në transfertë.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›