E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDU prezanton avokatët britanikë që do përfaqësojnë cëshjen came

VLORE- Drejtuesit e Partisë për Drejtësi e Unitet kanë prezantuar të shtunën në Vlorë përpara komunitetit çam avokatët britanikë që do të përfaqësojnë çështjen çame në gjykatat ndërkombëtare, atë të Strasburgut për pronat dhe atë të Hagës për genocide.
Dy avokatët britanikë, partnerë të një studioje prestigjoze, kanë marrë përsipër përfaqësimin juridik të çështjes çame. Dje në Vlorë ata kanë organizuar një takim, ku kanë dëgjuar dëshmi konkrete nga të mbijetuar të genocidit, çam të vjetër të ardhur në Shqipëri pas raprezaljeve.
Qëllimi i kësaj iniciative të ndërmarrë nga PDU, sikundër sqaroi edhe kreu i kësaj force Shpëtim Idrizi dhe deputeti tjetër Dashamir Tahiri është zgjidhja e çështjes çame.

Avokatët në fjalë pas dëgjimit dhe relacioneve të dëshmimtarëve okularë të genocidit grek ndaj komunitetit çam, do të nxjerrin prej andej faktet juridike për të mbrojtur dhe zgjidhur juridikisht këtë çështje. Për të çuar në vend amanetin e të parëve tanë, u shpreh Idrizi.
Më tej fjala ju dha përfaqësuesve të ndryshëm të komunitetit cam, që i kanë mbijetuar masakrave dhe raprezaljeve, të cilët treguan dhe dhanë dëshmitë e tyre për tragjeditë, vrasjet dhe pronat e zaptuara në fshatra të ndryshme.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›