E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore, 5 Maji ndan PD dhe PS

Axhenda e Festes se Deshmoreve edhe kete vit ka ndare te majtet e te djathtet ne Vlore. Perfaqesues se PS, LSI, PSV '91 jane prezantuar ne Varrezat e Deshmoreve duke kryer keshtu ceremonine e rastit, si dhe duke vendosur kurora. Te pranishmit jane pershendetur edhe nga nenkryetari i bashkise se Vlores, Halim Dervishaj. Pavaresisht se forcat e majta kane qene te bashkuara, nuk kane bere asnje deklarate politike ne kete prag elektoral. Kreu i Partise Socialiste ne Vlore, Eltar Deda ka deklaruar se kjo eshte nje dite qe duhet perkujtuar nga te gjithe shqiptaret dhe nuk pranoi te beje deklarata, per mungesen e djathteve ne ceremoni. Pas nje ore ne sheshin e Varrezave te Deshmoreve, kane shkuar drejtues te PD-se Vlore, kreu i Qarkut Agron Sharra, kryetari i Partise Demokratike ne Vlore dhe deputeti Ardian Kollozi, si dhe perfaqesues se institucioneve ne Vlore. Edhe te djathtet vendosen kurora e buqeta me lule tek Lapidari. Sipas Kollozit, asnje nga drejtuesit e PD-se, nuk ishte ftuar te merrte pjese ne ceremonine e ores 10.00. Rrjedhoje e mungeses se ftesave dhe informimit per kete ceremoni, ishte mungesa e perfaqesuesve te PD-se. Sipas tij, te tilla dite duhet te festohen te bashkuar, duke e lene menjane politiken. O. Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›