E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni rigjen fitoren, barazojnë dy kryesuesit

MYNIH-Bajerni i Mynihut është rikthyer te fitoret në Gjermani, duke mposhtur 2-1 Fraiburgun në transfertë. Goli i Myler dhe autogoli i Cha, e bënë të pavlefshëm golin e Reisinger në sekondat shtesë. Bajerni është ngjitur në kuotën e 15 pikëve, 6 pikë larg kreut. Bavarezët kanë përfituar edhe nga një barazim pa gola mes dyshes kryesuese Hamburg e Bajer Leverkusen. Ndërkohë Shalke fitoi 2-1 në fushën e vështirë të Shtutgartit, ndërsa Verder Bremen triumfoi 2-0 ndaj Hofenhaimit. Këlni fitoi 1-0 ndaj Maincit të Jahmir Hykës, ndërkohë që Herta e Berlinit u mposht 3-0 në fushën e Nurembergut. Takimi tjetër, ai mes Eintrahtit të Frankfurtit dhe Hanovërit, përfundoi me fitoren 2-1 të vendasve.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›