Moto GP, Stoner pole position në Australi
AUSTRALI- Kejsi Stoner ka fituar pole-positionin në Çmimin e Madh të Australisë, duke lënë pas liderin e kampionatit botëror Valentino Rosi. Kur pritej që dueli të ishte midis Rosit e Lorencos, piloti i Dukatit ka arritur t’i surprizojë të gjithë me paraqitjen e tij. Gjithçka ndodhi në xhiron finale, kur australiani ishte thuajse perfekt. Pas Doktorit është renditur Dani Pedroza me Hondën, ndërkohë që Horge Lorenco ka zënë vetëm vendin e katërt. Piloti spanjoll është 18 pikë larg Valentino Rosit dhe një pozicion i tillë në nisje e bën disi më të vështirë parakalimin ndaj tij. Kur duhen edhe 3 gara deri në përfundim, Botërori i Moto Grand Pri duket në fazën e tij më interesante. Dueli brenda skuderisë Jamaha mes Rosit e Lorencos duket se do të vazhdojë deri në metrat e fundit.
(e.n/BalkanWeb)
(e.n/BalkanWeb)