Ndalet sërish Çelsi,Mançesteri merr kreun
LONDER- Mançester Junajtid është ngjitur në krye të kampionatit anglez pas fitores 2-1 ndaj Boltonit. Skuadra e Ferguson është ngjitur në kuotën e 22 pikëve, duke lënë pas Çelsin me 21. Ajo ka përfituar nga humbja e bluve të Ançelotit në fushën e Aston Vilës në shifrat 2-1. Edhe pse kaloi në avantazh i pari me Drogba, Çelsi pësoi dy gola nga 2 goditje këndi. Ndërkohë, Liverpuli mbetet larg pas disfatës 1-0 me Sandërlendin, ku lojtari më i mirë në fushë këtë herë ka qenë Lorik Cana. Mesfushori kuqezi ishte i jashtëzakonshëm në disa ndërhyrje. Ndërkaq ka fituar sërish Arsenali. “Topçinjtë” shkatërruan 3-1 Birmingamin. Në takimet e tjera Evertoni barazoi 1-1 me Ulverhempton, ndërkohë që Stoke mposhti 2-1 Uest Hemin.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)