Bajerni shkaterron Volsburgon, ngjitet ne krye te Bundesliges
Bajerni i Munihut eshte ngjitur ne krye te klasifikimit, duke barazuar me pike Bajer Leverkusenin. Bajerni mori maksimumin e pikeve, duke shenuar nje fitore komode 3-1 ndaj Volsburgut, teksa kryesuesit e deritanishem, Bajer Leverkuseni arriti vetem nje barazim ne fushe te Bokumit. Derdijok shenoi per Leverkusenin ne pjesen e pare, por goli i Dedic ne pjesen e dyte per Bukumin i hoqi dy pike kryesuesve qe tani. Bajerni mori avantazhin pas fitores "VE Arena". Arjen Roben kaloi Bajernin para vetem pas dy minutave loje dhe me tej gjeten rrugen e rrjetes edhe Daniel Van Bujten dhe Frenk Riberi. Grafite, i cili humbi nje 11-metersh shkurtoi diferencen e golave ne fund te ndeshjes. Nje dite e vecante per Bajernin, nderkohe qe nje tjeter rival per titull, Shalke eshte ndalur ne barazim pa gola me Frajburgun. Hamburgu eshte ngjitur ne vend te katert por nuk mundi dot qe te fitonte me Kelnin, edhe pse udhehoqi deri ne fund. Kur nuk pritej vendasit barazuan shifrat ne 3-3, duke shenuar dy gola. Marcel Jansen shenoi per Hamburgun dhe Muhamed barazoi shpejt shifrat. Petric realizoi golin e dyte per mysafiret dhe Novakovic shenoi golin e trete me fillimin e pjeses se dyte te ndeshjes. Hofenhaim kaloi ne vend te shtate, pas fitores, 2-1 ndaj Hanoverit. Skuadra vendase arriti te fitonte me dy gola te Salihovicit.
Seria A
Palermo- Parama
Livorno - Juventus
Atalanta - Bari
Bolonja - Milan
Xhenoa - Kievo
Inter - Kaljari
Lacio - Katania
Siena - Sampdoria
Udineze - Napoli
Fiorentina - Roma
Bundesliga
Dje
Keln- Hamburger 3-3
Fraiburg- Shalke 0-0
Hofenhaim- Hanover 2-1
Bokum -Leverkusen 1-1
Volfsburg - B. Mynih 1-3
Verder -Hertha 2-1
Sot
Mainc - Mynshengl.
B. Dormund- E. Frankfurt
Klasifikimi
B. Leverkusen 45
B. Mynih 45
Shalke 42
Hamburger 36
B. Dortmund 36
Verder 31
Hofanhaim 28
E.Frankfurt 28
Mainz 27
Shtutgart 25
Keln 25
Volfsburg 25
B. Mynsheng. 25
Bokum 22
Fraiburg 19
Hanover 17
Nurenberg 16
Hertha 11