E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsen Venger injoron "ceshtjen" Terri

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger nuk eshte i tronditur nga lajmet qe kane qarkulluar gjeresisht ne mediat angleze rreth kapitenit te Celsit, Xhon Terri. Madje ky lajm sipas trajnerit francez nuk do te ndikoje para ndeshjes se sotme te Premier Liges dhe Arsenali as qe e mendon se mund te perfitoje nga nje ngjarje e tille, per te arritur nje rezultat pozitiv. "Nuk na surprizon lajmi, sepse titujt ne gazeta jane te tilla, qe te terheqin sa me shume njerezit", - theksoi Venger ne nje konference per shtyp para ndeshjes se sotme. "Mediat provokojne interesimin e njerezve, sepse nese ata i lexojne gazetat, kjo ndodh ngaqe shume njerez jane ne varesi te lajmit," "Mua me intereson me shume futbolli, cfare ndodh ne fushe, pasime te mira te lojtareve, vizion i qarte i ekipit, nje skuader me shpirt te larte gare. Nese njerezve iu pelqen qe te lexojne, pse jo? Por mua personalisht nuk me pelqen shume qe t'i lexoj gazetat". - shton Venger. Ai thote gjithashtu se skuadra e tij mbetet serish favorite per te fituar titullin ne Premier Lige, pavaresisht se pesoi nje humbje te thelle, ne ndeshjen e kaluar me rivalin per titull, Mancester Junajtid. "Ekipi kerkon me shume nga cfare duket ndonjehere. Mendoj se duhet te luajme me me qetesi sepse ne fillim te ketij sezoni askush nuk e parashikonte se do te ishin ne katereshen e pare te kampionatit. Une besoj se mund te ecim edhe me mire dhe kete do te tregojme ne ndeshjen e radhes, ndaj Celsit", - perfundon Venger.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›