Bajerni shpartallon Leverkusenin dhe i afrohet Champions League
Bajerni i Mynihut, është shumë pranë sigurimit të një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve, pas fitores shumë të rëndësishme ndaj Bajer Leverkusenit me rezultat 5-1 në “Allianz Arena”. Simon Rolfes hapi serinë e golave me një autogol (7’), para se Mario Gomez të niste paradën e tij të golave duke shënuar tre herë të tjera (28, 44’ dhe 45’) dhe duke volusur shifrat 4-0 në pjesën e parë. Në pjesën e dytë u zyrtarizua fitorja me anë të golave të Eren Derijok që shënoi golin e nderit, kurse Frenk Riberi (75’) shënoi golin e fundit të takimit dhe të fitores së thellë të bavarezëve ndaj një rivali direkt që lufton për në Champions League. Pas kësaj fitoreje të rëndësishme, Bajerni i Mynihut është katapultuar për në vendin e tretë me 55 pikë, 4 më pak se Leverkuseni i vendit të dytë.