E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni triumfon në ekstremin e ndeshjes me Hofenheimin

Mynih - Bajerni i Mynihut fiton me Hofenheimin në ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit gjerman. Në minutat shtesë ishte Luka Toni që shënon golin e fitores për bavarezët.

Takimi është zhvilluar me një ritëm mjaft të lartë, ku ekipet kanë treguar një nivel të jashtëzakonshëm. Për t’u veçuar është qendresa e skuadrës së “vogël” që po çudit gjithë kontinentin e vjetër me kampionatin që po zhvillon.

Miqtë në minutën e 49’ vendosin heshtjen në gjigandin “Allianz Arena”. Ishte sulmuesi më i mirë i Hofenhaimit, Ibliseviç, që kaloi skuadrën e tij në avantazh. Reagimi i bavarezve nuk vonoi, dhe në minutën e 62’, ishte Filip Lahm që barazoi gjithçka, duke ndezur atmosferën në stadium.

Pjesa tjetër e lojës u zhvillua tërësisht nga skuadra e Bajernit, e cila vazhdoi të besonte deri në fund tek fitorja. Atëherë kur gjithçka po i drejtohej fundit, ishte Luka Toni që bën Klismanin të gëzojë si fëmijë. Italiani përfiton nga një neglizhencë e mbrojtjes kundërshtare dhe godet atëherë kur dhe vetë bavarezët po humbnin shpresat.

Me këtë fitore, skuadra Bajernit të Mynihut, e drejtur nga Jurgen Klisman, kalon në vendin e parë duke barazuar Hofenheimin. Ekipet ndodhen në njëjtën kuotë pikësh, me nga 34, por skuadra e "vogël" ka golavorazhin më të mirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›