Dede në stëvitje tek skuadra e Tiranës
Tiranë (Start) - Mbrojtësi i shquar i futbollit shqiptar, Nevil Dede, ishte dje i pranishëm në stërvitjen e Tranës. Futbollisti ka përfunduar sezonin me skuadrën e tij Changsha në kampionatin kinez. Kontrata e ish-lojtarit të Tiranës me klubin aziatik përfundon në muajin janar.
Futbollisti në interesimin e mediave nuk e përjashton një rikthim të tij në kampionatin shqiptar. Për futbollistin kanë shfaqur interes disa skuadra të Superligës, midis të cilave edhe skuadra e Tiranës. Donatorja Ngjela shfaqi para disa ditësh dëshirën e saj për të patur në ekip ish-benjaminin e tyre.
Vetë futbollisti rreth këtyre zërave shprehet: “Deri tani nuk kemi patur kontakte të drejtëpërdrejta. Më vonë nuk përjashtohet një mundësi rikthimi”.
Interes për Deden kanë shfaqur edhe skuadrat e Besës dhe Elbasanit. Presidenti i Kavajsve pati deklaruar se Dede do të ishte dhurata e tyre nësë ekipi do të renditej në vendet e para.
Elbasani është një ambient i njohur për Deden, pasi lojtari ka luajtur dy sezone më skuadrën verdheblu. Në sezonin e parë ai është shpallur nënkampion, ndërsa në të dytin ishte ai që ngriti lart titullin si kapiten i ekipit të Elbasanit.