Tus Koblenz, punë shqiptarësh

Tus Koblenz është pushtuar nga shqiptarët. Adrian Gjokaj shënoi dy gola dhe dha një asist në fitoren 3-2 kundër Frajburgut, ndërsa golin tjetër, atë të parin e realizoi Njazi Kuqi.
Shqiptari nga Mali i Zi, Gjokaj harkoi perfekt për Kuqin në minutën e 3-të. Minuta e 49-të sjell golin 2-1 për Gjokaj dhe tetë minuta më vonë, atë 3-1 por për Adrianin, i cili shënoi golin e nëntë të tij sezonal, për ta lënë trajnerin e Tus Koblenz, Uve Rapolder shumë të kënaqur, pas arritjes së 40 pikëve dhe qëndrimin në Bundesliga 2.
I kundërt ishte reagimi i trajnerit të Frajburgut, Robin Dut. "Më nervozuan të dy golat e Gjokajt", - thotë ai për bild.de.